Deri në 400 kW. Parku i parë profesional për mbushje të shpejtë (HPC) në Kosovë.
Mbushje ultra e shpejtë në R 7.1. Standard evropian, qasje drive-through dhe i hapur 24/7. Thjesht afroni kartelën dhe filloni mbushjen.
Autostrada R 7.1 · Pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë
E pozicionuar në mënyrë ideale në autostradën R 7.1, afër pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë. Ndalesa perfekte për trafikun rajonal dhe atë transitor.
Gjithçka që ju duhet, asgjë e tepërt.
Cilësi pa kompromis sipas standardeve evropiane. Hyni, afroni kartelën, mbushni veturën dhe vazhdoni rrugën.
Mbushje deri në 400 kW
Standardi evropian CCS2. Fitoni deri në 400 km autonomi për më pak se 20 minuta.
Drive-Through
Pa nevojë për manovrime. Hyrje dhe dalje e lehtë edhe për SUV, furgonë dhe shtëpi lëvizëse (kampikotera).
Pagesë e lehtë me kartelë
Visa dhe Mastercard direkt në terminal. Pa pasur nevojë për aplikacione apo regjistrim paraprak.
Komoditet për familjen
Tualet me qasje të lehtë, kënd lojërash, ndriçim LED dhe mbikëqyrje me kamera 24/7.
Çmime Transparente
Çmimet shfaqen në kohë reale. Pa tarifa të fshehura dhe pa abonime.
Kulm Solar
Kulmi solar prej 20 kWp ju mbron nga shiu dhe gjeneron energji të pastër për stacionin.
Rruga drejt hapjes.
Hapja (300 kW)
Fillimi i punimeve dhe instalimi i sistemit finlandez Kempower. 4 pikat e mbushjes me kapacitet total deri në 300 kW do të jenë të gatshme.
Kulmi Solar & Tualeti
Rritja e komoditetit. Ndërtimi i kulmit me panele solare Butterfly (20 kWp) për energji të gjelbër dhe një modul sanitar me qasje pa pengesa.
Kapaciteti i plotë (600 kW)
Zgjerimi i kapacitetit të sistemit në 600 kW. Numri i pikave të mbushjes mbetet i njëjtë, por ofron fuqi maksimale edhe kur janë të gjitha në përdorim njëkohësisht.
Keni pyetje? Ne kemi përgjigje.
Çfarë lloje prizash mbështeten dhe sa është fuqia maksimale?
Stacionet tona ofrojnë lidhësin standard evropian CCS2 (Combined Charging System) me një shpërndarje dinamike të fuqisë deri në 400 kW për secilën pikë mbushjeje. Kjo u mundëson automjeteve moderne elektrike të fitojnë deri në 400 km autonomi për më pak se 20 minuta.
Si funksionon pagesa në stacionin e mbushjes?
Pagesa bëhet lehtë dhe pa kontakt (contactless) direkt në pikën e mbushjes përmes terminalit të integruar Kempower AFIR, duke përdorur kartela bankare Visa apo Mastercard, si dhe përmes telefonit (Apple Pay, Google Pay). Rrjeti ynë menaxhohet nga platforma evropiane Monta. Nuk keni nevojë për aplikacion specifik apo regjistrim paraprak. Gjithashtu, ne mbështesim RFID-Roaming për të gjitha kartelat e rrjeteve evropiane të karikimit.
A mund të mbushi lehtësisht automjete të mëdha apo me rimorkio?
Po! Parku ynë i mbushjes është dizajnuar me sistemin "Drive-Through" (njëkahor). Hyni nga përpara dhe dilni nga përpara, pa pasur nevojë për manovrime të vështira ose shkëputje të rimorkios. Kjo e bën ndalesën jashtëzakonisht të lehtë edhe për SUV, furgonë apo shtëpi lëvizëse (kampikotera).
Nga vjen energjia e gjelbër?
Mbrojtja e mjedisit dhe qëndrueshmëria janë në qendër të vëmendjes te Priza24. Përveç lidhjes me rrjetin e energjisë, stacioni ynë është i pajisur me një kulm solar 20 kWp (me dizajn inovativ Butterfly). Kjo e mbron automjetin tuaj nga kushtet atmosferike (dielli, shiu, bora) dhe njëkohësisht e furnizon sistemin tonë me energji të pastër diellore.
Njoftohuni të parët për hapjen.
Lini email-in tuaj dhe ne do t'ju kontaktojmë sapo stacioni të jetë gati për punë.
Pa spam. Vetëm njoftime të rëndësishme për projektin.